Avionët sauditë bombardojnë qytetet jemenase
Shtator 13, 2016 14:52 Europe/Tirane
Avionët luftarakë të Arabisë Saudite bombarduan sot stacionin policor në qendër të qytetit Saade si dhe bazat ushtarake Al Naxhde dhe Kehlan në provincën Saade në veriperëndim të Jemenit.
Avionët agresorë sauditë bombarduan edhe rajonin Servah në provincën Mareb në qendër të Jemenit si dhe rajonin Kahbub në provincën Lehaxh në jugperëndim të vendit. Artileria e ushtrisë jemenase ka bombarduar bazat ushtarake saudite në rajonin Xhizan në jug të Arabisë Saudite duke vrarë dy ushtarë sauditë. Dy mercenarë sauditë janë vrarë nga forcat jemenase në rajonin Al Sad në jug të provincës Mareb.
Tags