OKB të ndalë agresionet e Izraelit kundër Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i27745-okb_të_ndalë_agresionet_e_izraelit_kundër_sirisë
Ministria e Jashtme e Sirisë ka dërguar dy letra për sekretarin e përgjithshëm të OKB dhe për KS të OKB, ku kërkon që kjo organizatë të marrë masa për ndaljen e agresioneve të Izraelit kundër Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 13, 2016 15:07 Europe/Tirane
  • OKB të ndalë agresionet e Izraelit kundër Sirisë

Ministria e Jashtme e Sirisë ka dërguar dy letra për sekretarin e përgjithshëm të OKB dhe për KS të OKB, ku kërkon që kjo organizatë të marrë masa për ndaljen e agresioneve të Izraelit kundër Sirisë.

Ministria e Jashtme e Sirisë thekson se sulmi i ri i Izraelit kundër Sirisë është shkelje e Kartës së OKB dhe e ligjeve ndërkombëtare si dhe një veprim që synon forcimin e moralit të grupeve terroriste pas disfatave të tyre në Rif dhe Kuneitra si dhe në rajone të tjera të Sirisë. Një avion luftarak izraelit, i cili të martën në mëngjes kishte hyrë në hapësirën ajrore të Sirisë për të sulmuar bazat e ushtrisë së Sirisë në rajonin Kunejtra, është rrëzuar nga mbrojtja kundërajrore e Sirisë. Në deklaratën e ushtrisë së Sirisë thuhet agresioni ajror i regjimit sionist në rajonin Kunejtra është bërë për të forcuar moralin e terroristëve të cilët po përballen me humbje të njëpasnjëshme.