Rusia njofton vrasjen e qindra pjesëtarëve të ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i27886-rusia_njofton_vrasjen_e_qindra_pjesëtarëve_të_isis
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka njoftuar për vrasjen e qindra terroristëve të ISIS në qytetin Tedmur (Palmira) të Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 15, 2016 09:20 Europe/Tirane
  • Rusia njofton vrasjen e qindra pjesëtarëve të ISIS

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka njoftuar për vrasjen e qindra terroristëve të ISIS në qytetin Tedmur (Palmira) të Sirisë.

Agjencia ISNA e lajmeve njoftoi se Ministria e Mbrojtjes së Rusisë deklaroi se gjatë operacioneve për asgjësimin e sulmit të terroristëve të ISIS kundër qytetit Tedmur të Sirisë janë vrarë të paktën 250 terroristë të ISIS dhe janë shkatërruar shumë automjete ushtarake të tyre. Viktor Buznikhar, zv/komandanti i dhomës së operacioneve të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosur të Rusisë, theksoi se forcat ajrore ruse të martën kanë kryer sulmeve kundër pozicioneve të terroristëve në veri të Tedmurit që përgatiteshin për sulme kundër këtij qyteti.