Hejdar Ebadi: ISIS është i dënuar me shkatërrim
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i27895-hejdar_ebadi_isis_është_i_dënuar_me_shkatërrim
Kryeministri i Irakut deklaroi se grupi terrorist ISIS në këtë vend dhe në rajon është i dënuar me shkatërrim.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 15, 2016 09:47 Europe/Tirane
  • Hejdar Ebadi: ISIS është i dënuar me shkatërrim

Kryeministri i Irakut deklaroi se grupi terrorist ISIS në këtë vend dhe në rajon është i dënuar me shkatërrim.

Kanali Al Alam njoftoi se Hejdar Ebadi, kryeministri i Irakut, në takim me familjet irakiane në Bagdad, tha se çlirimi i rajoneve të tjera të pushtuara nga grupi terrorist ISIS është shumë afër. Ai shtoi se populli i Irakut me sakrificë të madhe të të rinjve irakian do të fitojë në luftën kundër grupit terrorist ISIS. Disa të rinj irakianë për të luftuar përkrah forcave ushtarake dhe për ta mbrojtur vendin e tyre, kanë deklaruar moshë më të madhe se sa që kanë, prandaj kjo tregon se çfarë vullneti të lartë kanë forcat irakiane në luftën kundër terrorizmit.