Çlirohet një rajon në lindje të Sirisë
Njësitë e ushtrisë siriane gjatë një operacioni të kryer sot kundër terroristëve të ISIS kanë marrë nën kontroll kodrën strategjike Al Sanuf në perëndim të qytetit Deirul Zur në lindje të Sirisë.
Në këtë operacion janë vrarë dhe plagosur dhjetëra terroristë të ISIS dhe janë shkatërruar pajisjet e tyre ushtarake. Ndërkohë, mësohet se banorët e qytetit Al Tabani në perëndim të qytetit Deirul Zur, reaguan ndaj sulmit të terroristëve të ISIS kundër këtij qyteti dhe vranë 17 terroristë që synonin të plaçkitnin pasuritë e banorëve të këtij qyteti. Gjatë tërheqjes nga qyteti Al Tabani, terroristët e ISIS kanë rrëmbyer pjesëtarët e tre familjeve, shumica gra dhe fëmijë. Gjithashtu bëhet e ditur se të martën, terroristët e ISIS kanë ekzekutuar 19 banorë të qytetit Deirul Zur. Ky qytet i pasur me naftë, që prej vitit 2014 ndodhet i rrethuar nga terroristët e ISIS, të cilët çdo ditë kryejnë krime ndaj civilëve sirianë.