Shtyhet gjykimi i Sheikh Isa Kasem në Bahrejn
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i27955-shtyhet_gjykimi_i_sheikh_isa_kasem_në_bahrejn
Organi gjyqësor i regjimit Al Khalifa në Bahrejn edhe një herë e shtyu datën e gjykimit të Sheikh Isa Kasem, klerik i shquar dhe udhëheqësi shpirtëror i revolucionit të popullit bahrejnas.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 16, 2016 06:14 Europe/Tirane
  • Shtyhet gjykimi i Sheikh Isa Kasem në Bahrejn

Organi gjyqësor i regjimit Al Khalifa në Bahrejn edhe një herë e shtyu datën e gjykimit të Sheikh Isa Kasem, klerik i shquar dhe udhëheqësi shpirtëror i revolucionit të popullit bahrejnas.

Organi gjyqësor i Bahrejnit deklaroi se gjykimi i Sheikh Isa Kasem është shtyrë për në datën 26 Shtator. Regjimi Al Khalifa e ka akuzuar Sheikhun Isa kasem për nxitje të sektarizmit dhe të dhunës. Përvec kësaj, regjimi Al Khalifa më 20 Korrik 2016 i hoqi nënshtetësinë bahrejnase këtij kleriku të shquar. Qytetarët e Bahrejnit në rajone të ndryshme të këtij vendi kanë organizuar protesta kundër regjimit Al Khalifa për gjykimin e klerikut të njohur fetar Sheikh Isa Kasem. Protestuesit bahrejnas kanë dalë në rrugët e qyteteve të ndryshme të Bahrejnit dhe kanë dënuar vendimin e regjimit Al Khalifa për gjykimin e Sheikh Isa Kasem. Qytetarët bahrejnas në rajonin Kerbabad kanë hedhur slogane kundër regjimi Al Khalifa duke e quajtur të padrejtë këtë gjykim. Koalicioni i të rinjve të 14 Shkurtit të Bahrejnit me anë të një deklarate, gjykimin e klerikut të njohur të myslimanëve shiitë të Bahrejnit e ka quajtur veprim të rrezikshëm të regjimit Al Khalifa dhe ka deklaruar se ky veprim provokon ndjenjat e të gjithë qytetarëve bahrejnas. Edhe pas heqjes së nënshtetësisë së Sheikh Isa Kasem, myslimanët shiitë të Bahrejnit kanë filluar protesta të gjera kundër regjimit Al Khalifa në këtë vend, mirëpo gjykimi i këtij kleriku të njohur fetar ka ngritur një valë të re të protestave qytetare në Bahrejn kundër regjimit Al Khalifa. Pothuajse çdo ditë, me mijëra bahrejnas janë mbledhur përballë shtëpisë së Isa Kasem për të protestuar kundër regjimit Al Khalifa dhe kundër vendimeve të këtij regjimi që ka ndërmarrë ndaj klerikut të njohur Isa Kasem. Protestat janë organizuar që prej 3 muajsh përballë shtëpisë së Isa Kasem në rajonin Derza në perëndim të Manamas, kryeqytet i Bahrejnit. Megjithë masat e sigurisë që ka marrë regjimi Al Khalifa, populli bahrejnas  i ka vazhduar protestat kundër regjimit Al Khalifa. Protestuesit theksojnë se Sheikh Isa Kasem është vija e kuqe e tyre dhe kanë shtuar se regjimi Al Khalifa nuk mund të dëmtojë këtë klerik i cili ka bashkëpunuar edhe në përpilimin e kushtetutës së vendit. Vlen të theksohet se të pranishmit në protesta kanë shprehur solidaritetin e tyre me të gjithë të burgosurit politikë në burgjet e regjimit Al Khalifa. Pjesëmarrësit në këto protesta me thirrjet e tyre kanë kërkuar që regjimi Al Khalifa tu japë fund politikave shtypëse dhe të fillojë reformat për demokratizimin e vendit. Nga ana tjetër aleanca revolucionare 14 Shkurti me anë të një deklarate ka paralajmëruar mbi pasojat e gjykimit të sheik Isa Kasem dhe ka thënë se ai është personalitet kombëtar i Bahrejnit dhe shembull i islamit në botën islame dhe programet për të sulmuar një personalitet të tillë janë të rrezikshme. Ndërsa aleanca e të rinjve revolucionare të Bahrejnit thotë se ky veprimi i regjimit Al Khalifa është kryer me urdhër të padronëve amerikanë dhe anglezë. Sejed Abdullah Garifi një prej dijetarëve fetarë në Bahrejn ka paralajmëruar për organizimin e protestave menjëherë pas akuzave që regjimi Al Khalifa ka ngritur kundër Isa Kasem. Ai tha se sulmi ndaj këtij kleriku të madh shiit të Bahrejnit, në realitet është sulm ndaj shiitëve në këtë vend, gjë e cila ka një histori të gjatë. Është e qartë se gjykimi i një kleriku të lartë si Sheikh Isa kasem do të jetë një tjetër veprim i gabuar i regjimit Al Khalifa dhe do ta përballë këtë regjim me reagimin e fuqishëm të popullit bahrejnas.