Presidenti irakian kërkon çlirimin e Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i27967-presidenti_irakian_kërkon_çlirimin_e_mosulit
Presidenti i Irakut kërkoi përpjekje ndërkombëtare për çlirimin e Mosulit, kryeqendër e provincës Ninva në veri të Irakut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 16, 2016 02:44 Europe/Tirane
  • Presidenti irakian kërkon çlirimin e Mosulit

Presidenti i Irakut kërkoi përpjekje ndërkombëtare për çlirimin e Mosulit, kryeqendër e provincës Ninva në veri të Irakut.

Fuad Masum, president i Irakut, në takimin e zhvilluar në Erbil me nënsekretarin e DASH Toni Blinken, theksoi rëndësinë e përkrahjes ndërkombëtare në operacionin për çlirimin e Mosulit nga pushtimi i ISIS dhe shtoi se i gjithë populli irakian pret me padurim dëbimin e të gjithë terroristëve nga territori i Irakut. Presidenti irakian diskutoi me nënsekretarin e DASH edhe në lidhje me rindërtimin e rajoneve të çliruara, mbi procesin e rikthimit të refugjatëve dhe mbi bashkëpunimin me SHBA në çështjet e sigurisë. Toni Blinken, nënsekretar i DASH, gjatë qëndrimit në Irak është takuar edhe me kryeministrin irakian Heidar Ebadi dhe me Amar Hakim, kryetar i Këshillit të Lartë Islamik të Irakut. Që prej vitit 2014, Mosuli ndodhet i pushtuar nga terroristët e ISIS dhe forcat irakiane kanë përgatitur një operacion të madh për çlirimin e këtij qyteti.