Aministy International paralajmëron për gjendjen e të shpërngulurve sirianë
(last modified Fri, 16 Sep 2016 12:34:17 GMT )
Shtator 16, 2016 14:34 Europe/Tirane
  • Aministy International paralajmëron për gjendjen e të shpërngulurve sirianë

Organizata Amnisty International ka paralajmëruar në lidhje me gjendjen e refugjatëve sirianë të shpërngulur si pasojë e sulmeve terroriste.

Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se AI ka paralajmëruar se 75 mijë sirianë të shpërngulur në mesin e tyre gra dhe fëmijë, janë në kufi me Jordaninë dhe nuk po marrin kurrfarë ndihma humanitare. Mbarimi i rezervave ushqimore dhe të ujit si dhe përhapje e sëmundjeve ngjitëse në kampin e refugjatëve sirianë Al-Rakban në kufi të Jordanisë me Sirinë, kanë shkaktuar vdekjen e një numri të konsiderueshëm të refugjatëve sirianë. AI ka publikuar një raport të shoqëruar me fotografi në të cilat vërehen varret e refugjatëve sirianë që kanë vdekur në këtë kamp. Vlen të theksohet se Jordania ka mbyllur kufirin e saj me Sirinë për shkaqe të sigurisë pas një sulmi kamikaz të terroristëve të ISIS të kryer kundër një postblloku të ushtrisë jordaneze ku si pasojë u vranë gjashtë ushtarë të Jordanit.

Tags