Forcat sioniste martirizojnë një palestinez
Forcat izraelite kanë hapur zjarr ndaj një të riu palestinez duke shkaktuar martirizimin e tij.
Burimet sioniste pretenduan se i riu palestinez mbante një armë të ftohtë dhe kishte sulmuar një ushtar izraelit. Vrasja ka ndodhur në rajonin Al Khalil në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan. Edhe dje, (e enjte), forcat sioniste kanë martirizuar një të ri palestinez duke e çuar në 240 numrin e palestinezëve të martirizuar që prej fillimit të Intifadës së Kodsit në tetor 2015. Agresionet e përditshme të ushtrisë sioniste dhe të kolonëve sionistë ndaj xhamisë Al Aksa si dhe planet e regjimit të Tel Avivit për ndarjen kohore dhe vendore të këtij vendi të shenjtë çuan në irritimin e popullit palestinez dhe fillimin e Intifadës së Kodsit.