Forcat sioniste martirizojnë katër palestinezë
Forcat sioniste gjatë të shtënave me armë zjarri kanë martirizuar katër palestinezë.
Kanali televiziv Sky News njoftoi se ushtarakët e regjimit sionist të premten kanë shtënë me armë në drejtim të një makine në të cilën ndodhej një burrë dhe grua palestineze në hyrje të kolonisë sioniste Kerjat Arbe'a në afërsi të qytetit Khalil në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe kanë martirizuar të dy pasagjerët e kësaj makine. Forcat sionist gjatë një sulmi kundër palestinezëve në rajonin Tel Ramide në qytetin Khalil gjithashtu kanë martirizuar një të ri palestinez. Ky i ri palestinez u qëllua nga forcat sioniste pas sulmit me armë të ftohtë që bëri kundër një ushtari sionist. Forcat sioniste të premten gjithashtu kanë vrarë edhe një palestinez me shtetësi jordaneze në rajonin Babul-Amud në hyrjen kryesore të pjesës së vjetër të Kudsit të shenjtë. Forcat sioniste pretenduan se edhe ky palestinez synonte të sulmonte ushtarët sionistë me armë të ftohtë.