Avionët spiunë amerikanë pranë brigjeve të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i28306-avionët_spiunë_amerikanë_pranë_brigjeve_të_sirisë
Një avion spiun amerikan përsëri është afruar sot pranë bazës ushtarake Hmemim dhe ka fluturuar përgjatë brigjeve siriane.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 18, 2016 15:24 Europe/Tirane
  • Avionët spiunë amerikanë pranë brigjeve të Sirisë

Një avion spiun amerikan përsëri është afruar sot pranë bazës ushtarake Hmemim dhe ka fluturuar përgjatë brigjeve siriane.

Gjatë kësaj jave kjo është hera e katërt që avionët spiunë amerikanë u afrohen brigjeve të Sirisë. Avioni spiun amerikan ka fluturuar pranë bazës Hmemim, në brigjet e qytetit Tartus dhe në brigjet e Libanit. Analistët ushtarakë rusë thonë se avionët spiunë amerikanë synojnë të vëzhgojnë lëvizjet e forcave ushtarake siriane dhe ruse në rajon dhe më pas informojnë grupet terroriste në Siri.