Avionët spiunë amerikanë pranë brigjeve të Sirisë
Shtator 18, 2016 15:24 Europe/Tirane
Një avion spiun amerikan përsëri është afruar sot pranë bazës ushtarake Hmemim dhe ka fluturuar përgjatë brigjeve siriane.
Gjatë kësaj jave kjo është hera e katërt që avionët spiunë amerikanë u afrohen brigjeve të Sirisë. Avioni spiun amerikan ka fluturuar pranë bazës Hmemim, në brigjet e qytetit Tartus dhe në brigjet e Libanit. Analistët ushtarakë rusë thonë se avionët spiunë amerikanë synojnë të vëzhgojnë lëvizjet e forcave ushtarake siriane dhe ruse në rajon dhe më pas informojnë grupet terroriste në Siri.
Tags