Jemeni bombardohet me bomba fragmentale
Arabia Saudite në 24 orët e kaluara ka bombarduar provincën Saade me bomba fragmentale.
Burime të sigurisë njoftuan se regjimi Al Saud ka vazhduar sulmet ajrore duke përdorur bomba fragmentale në veriperëndim të Jemenit. Avionët sauditë sulmuan me bomba fragmentale zonat e banuara dhe tokat bujqësore në rajonin Razekh , në provincën Saade dhe si pasojë një civil u vra ndërsa disa banesa u shkatërruan. Avionët e regjimit Al Saud deri tani disa herë kanë sulmuar me bomba fragmentale kryeqytetin Sana, duke shkaktuar vdekjen e qindra civilëve jemenas. Nga ana tjetër mësohet se në sulmin e avionëve sauditë në rajonin Beni Haxhil në provincën Sana, një fëmijë jemenas është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur. Një person është vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur në sulmin e forcave saudite në rajonin Xhebel Al Shark, në provincën Dhomar.