Merr fund armëpushimi në Siri
Shtator 19, 2016 14:38 Europe/Tirane
Armëpushimi një javor në Siri përfundoi natën e kaluar dhe deri tani nuk është publikuar ndonjë lajm për shtyrjen e marrëveshjes së armëpushimit.
Marrëveshja e armëpushimit ishte arritur më 12 Shtator mes SHBA dhe Rusisë. Ushtria siriane duke shpallur përfundimin e armëpushimit deklaroi se gjatë orëve të fundit grupet e armatosura kanë sulmuar 16 herë pozicionet e ushtrisë siriane si dhe zonat e banuara në Damask, Homs, Hamah, Latakia dhe Dara. Ky ishte armëpushimi i dytë i vendosur në Siri gjatë vitit 2016.
Tags