Vriten me dhjetëra mercenarë sauditë në jug të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i28483-vriten_me_dhjetëra_mercenarë_sauditë_në_jug_të_jemenit
Gjatë operacioneve të ushtrisë dhe të forcave të rezistencës popullore në jug të Jemenit janë vrarë me dhjetëra mercenarë sauditë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 20, 2016 03:42 Europe/Tirane
  • Vriten me dhjetëra mercenarë sauditë në jug të Jemenit

Gjatë operacioneve të ushtrisë dhe të forcave të rezistencës popullore në jug të Jemenit janë vrarë me dhjetëra mercenarë sauditë.

Kanali informativ Al Masira njoftoi se gjatë sulmeve me artileri të ushtrisë dhe të forcave të rezistencës popullore të Jemenit në rajonin Kahbub të provincës Lahaxh në jug të Jemenit, janë vrarë 14 mercenarë sauditë dhe janë plagosur 19 të tjerë. Njësitë raketore të ushtrisë dhe forcave të rezistencës popullore të Jemenit gjithashtu kanë sulmuar me raketa bazën ushtarakët "Malek Khaled" në rajonin Khamis Mashit në provincën Asir të Arabisë Saudite e cila konsiderohet qendër komanduese në rajonin jugor të Arabisë Saudite. Gjatë këtij sulmi janë vrarë me dhjetëra mercenarë sauditë. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga 26 marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre edhe gra, fëmijë dhe persona të moshuar.