Izraeli kërkon miratimin e ligjit për ekzekutimin e të burgosurve palestinezë
(last modified Tue, 20 Sep 2016 18:22:24 GMT )
Shtator 20, 2016 20:22 Europe/Tirane
  • Izraeli kërkon miratimin e ligjit për ekzekutimin e të burgosurve palestinezë

Një nga ministrat izraelitë kërkoi nga ministri izraelit i luftës që të zbatojë premtimin e tij për miratimin e ligjit të ekzekutimit për të burgosurit palestinezë.

Uri Ariel ministër i strehimit i regjimit të Izraelit, i kërkoi Avigdor Liberman i cili gjatë një fjalimi në institutin e sigurisë së brendshme të Izraelit në Tel Avivi kishte premtuar të miratojë ligjin për ekzekutimin e të burgosurve palestinezë, ta mbajë premtimin. Ariel pretendoi se Izraeli nuk ka asnjë informacion mbi gjendjen e ushtarëve izraelitë të zhdukur në Gaza në një kohë që të burgosurit palestinezë jetojnë në kushte optimale nëpër burgjet izraelite. Në muajin shkurt të vitit 2015 ministri izraelit i luftës Avigdor Liberman kishte premtuar se do të miratojë ligjin e ekzekutimit të të burgosurve palestinezë numri i të cilëve në burgjet izraelite është mbi 7 mijë vetë.