Çlirohet 50% e rajonit Sharkat në jug të Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i28585-Çlirohet_50_e_rajonit_sharkat_në_jug_të_mosulit
Ushtria dhe forcat popullore të Irakut kanë çliruar 50% të rajonit Sharkat në jug të Mosulit nga pushtimi i grupi terrorist ISIS.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 21, 2016 04:18 Europe/Tirane
  • Çlirohet 50% e rajonit Sharkat në jug të Mosulit

Ushtria dhe forcat popullore të Irakut kanë çliruar 50% të rajonit Sharkat në jug të Mosulit nga pushtimi i grupi terrorist ISIS.

Agjencia Russia Today njoftoi se Ali Dudah, funksionar lokal në rajonin Sharkat, të martën deklaroi se pas fillimit të operacioneve për çlirimin e rajonit Sharkat nga Hejdar Ebadi, kryeministri i Irakut, forcat irakiane kanë çliruar dhe kanë marrë nën kontroll të plotë 50% të këtij rajoni. Në këtë rajon marrin pjesë të gjitha forcat ushtarake dhe vullnetare popullore të Irakut. Me fillimin e operacioneve dhe thyerjen e terroristëve në këtë pjesë të Irakut, një grup i terroristëve të ISIS janë arratisur në drejtim të rajonit Hadar në provincën Ninva dhe në drejtim të rajonit Huvejxha në provincën Kirkuk. Ndërkohë nga një shpërthim terrorist afër qytetit Rataba në perëndim të provincë Anbar, janë vrarë të paktën 9 policë irakianë.