Reagimi i Sirisë ndaj deklaratave të Ban Ki Moon
(last modified Wed, 21 Sep 2016 06:01:22 GMT )
Shtator 21, 2016 08:01 Europe/Tirane
  • Reagimi i Sirisë ndaj deklaratave të Ban Ki Moon

Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë kritikoi deklaratat e Ban Ki Moon, sekretarit të përgjithshëm të OKB, kundër qeverisë së Sirisë në hapjen e takimit vjetor të AP të OKB .

Agjencia SANA e lajmeve njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë të martën me anë të një deklarate, theksoi se deklaratat e Ban Ki Moon në lidhje me Sirinë ishin plotësisht në kundërshtim me përmbajtjen e Kartës së Kombeve të Bashkuara, ndërkohë që ai i cili emërohet në postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB, duhet ta respektojë këtë Kartë. Populli sirian i cili për më shumë se pesë vite po lufton kundër terrorizmit, gëzon të drejtën për të caktuar fatin e tij dhe nuk ka nevojë për ligjëratat e Ban Ki Moon i cili vetëm për një grusht dollarë, tërhoqi raportin e tij për dënimin e Arabisë Saudite. OKB gjatë mandatit të Ban Ki Moon ka devijuar rolin e vet në krijimin e alternativave të drejta për zgjidhjen e problemeve ekzistuese në botë dhe si rezultat është ngritur zëri i popujve të shtypur kundër qëndrimeve të OKB dhe të Ban Ki Moon në mbështetje ndaj vendeve hegjemoniste,- thuhet ndër të tjera në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Sirisë. Vlen të theksohet se Ban Ki Moon në fjalimin e tij në hapjen e takimit vjetor të AP të OKB, pa i përmendur fare krimet e terroristëve dhe të vendeve mbështetëse të terrorizmit, pretendoi se qeveria e Sirisë ka kryer krime kundër popullit të saj.

Tags