Irak; I ngushtohet rrethi grupit terrorist takfirist ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i28594-irak_i_ngushtohet_rrethi_grupit_terrorist_takfirist_isis
Operacionet e ushtrisë irakiane dhe forcave popullore e kanë futur në një situatë tepër të vështirë grupin terrorist takfirist ISIS. Ushtria irakiane e mbështetur nga forcat popullore dhe nga ato nomade, ka nisur operacionin e gjerë për pastrimin e qytetit Sharkat në veri të provincës Selahudin. Ushtria irakiane dje ka çliruar 12 fshatra, mes tyre zonën Xhegaife në afërsi të qytetit Sharkat, të cilat më për herët mbaheshin të pushtuar nga ISIS.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 21, 2016 04:45 Europe/Tirane
  • Irak; I ngushtohet rrethi grupit terrorist takfirist ISIS

Operacionet e ushtrisë irakiane dhe forcave popullore e kanë futur në një situatë tepër të vështirë grupin terrorist takfirist ISIS. Ushtria irakiane e mbështetur nga forcat popullore dhe nga ato nomade, ka nisur operacionin e gjerë për pastrimin e qytetit Sharkat në veri të provincës Selahudin. Ushtria irakiane dje ka çliruar 12 fshatra, mes tyre zonën Xhegaife në afërsi të qytetit Sharkat, të cilat më për herët mbaheshin të pushtuar nga ISIS.

Qyteti Sharkat ndodhet 100 km në jug të Mosulit dhe konsiderohet bastioni i fundit i terroristëve të ISIS në provincën Selahudin. Përveç kësaj kryeministri Hejdar Ebadi ka dhënë urdhër për çlirimin e zonave Hit dhe Al-Begdadi pjesë e provincës Anbar. Në Irak me çlirimin e qytetit Faluxha, ushtria irakiane pasi dëboi terroristët e ISIS krijoi kushtet për kthimin e personave të evakuuar. Sipas statistikave të deritanishme, në qytetin Faluxha dhe Ramadi janë kthyer rreth 70% e personave të evakuuar. Forcat e sigurisë irakiane kanë çliruar katër rajone të tjera në qytetin Al Kijare në veri të Irakut. Forcat e ushtrisë dhe ato popullore irakiane në vazhdën e operacioneve për çlirimin e plotë të qytetit Al Kijare që gjendet 60 km në jug të Mosulit, qendër e provincës Ninva, kanë arritur të çlirojnë nga terroristët rajonet Al Mosafi, kompleksin qeveritar dhe të policisë, ndërtesën Nahije dhe spitalin qeveritar të këtij qyteti. Forcat ushtarake dhe ato popullore irakiane kohëve të fundit kanë korrur suksese të theksuara në çlirimin e rajoneve të pushtuara nga grupet terroriste në Irak. Burimet irakiane kanë njoftuar për vrasjen e 60 terroristëve të armatosur të grupit takfirist ISIS në provincën Ninva të Irakut. Agjencitë irakiane njoftuan se forcat irakiane kanë sulmuar rajonin Al-Ghazlani në provincën Ninva në veriperëndim të Irakut dhe kanë vrarë 20 terrorist të grupit takfirist ISIS, ndërsa kanë shkatërruar edhe një depo të armatimit të terroristëve. Gjithashtu nga sulmet e avionëve luftarakë të Irakut kundër pozicioneve të terroristëve të ISIS në rajonin Hamam Alil të Mosulit, qendër e provincën Ninva, janë vrarë 49 terroristë të armatosur të grupit ISIS. Thuhet se gjatë këtyre sulmeve janë vrarë edhe dy komandantë të ISIS. Ndërkohë mësohet se 1400 fëmijë izedi të rrëmbyer nga ISIS janë duke u trajnuar për të kryer akte terroriste. 2 vite më parë grupi terrorist ISIS vrarë mbi 1,770 pjesëtarë të fisit izedi ndërkohë që rrëmbeu 2.640 të tjerë. Nga ana tjetër terroristët e ISIS për të krijuar frikë dhe tmerr në mesin e qytetarëve irakianë, kryejnë krime nga më të ndryshmet në Irak. Terroristët e ISIS për të krijuar tmerr dhe panik në radhët e popullit irakian, sot kanë kryer një tjetër krim mizor duke u prerë kokat 6 të rinjve irakianë në sheshin qendror të Mosulit. Të rinjtë irakianë u akuzuan se ishin anëtarë të grupeve kundërshtare të ISIS. Edhe në ditën e Kurban Bajramit, terroristët kishin ekzekutuar 8 të rinj irakianë duke i mbytur në ujë.