Kreu i ISIS del nga bunkeri i tij në Mosul
Operacionet e papritur të forcave irakiane në rajonet rreth Mosulit, janë bërë shkak që Abu Bekr Al-Bagdadi, krye i grupit terrorist ISIS, të dalë nga bunkeri i tij në këtë rajon.
Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se sipas burimeve irakiane, me shtimin e sulmeve ajrore të forcave irakiane në rajonet rreth Mosulit të cilat kanë tronditur grupet terroriste dhe kanë shkaktuar arratisjen e drejtorit të radio të ISIS nga Mosuli, edhe Abu Bekr Al-Bagdadi u detyrua të dalë nga bunkeri i tij dhe të vërehet në publik. Burimet irakiane kanë thënë se Abu Bekr Al-Bagdadi pas një periudhë të gjatë, të martën për një kohë të shkurt është vërejtur në publik në disa zona të Mosulit. Njëkohësisht me trazirat dhe pasigurinë që është krijuar në Mosul, drejtori i radio ISIS që konsiderohet media më e rëndësishme e ISIS, është arratisur nga Mosuli sëbashkume familjen e tij.