Një bombë fragmentale shpërthen në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i28618-një_bombë_fragmentale_shpërthen_në_jemen
Nga shpërthimi i një bombe fragmentale në Jemen, një fëmijë ka mbetur i plagosur.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 21, 2016 13:03 Europe/Tirane
  • Një bombë fragmentale shpërthen në Jemen

Nga shpërthimi i një bombe fragmentale në Jemen, një fëmijë ka mbetur i plagosur.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve Saba në Jemen sipas të cilës bomba kishte mbetur e pashpërthyer pas sulmeve të agresorëve sauditë në rajonin haxhale të qytezës Razeh pjesë e provincës Saade e Jemenit. Ndërkohë në Jemen është sulmuar një qendër e forcave të sigurimit në afërsi të rajonin Bab Jemen ku për pasojë është vrarë një civil dhe janë plagosur 3 të tjerë. Avionët sauditë disa herë kanë sulmuar dhe bombarduar qytezën Serevah të provincës Mareb dhe rajonin Bani Main në qytezën Razeh të provincës Saade. Vlen të theksohet se Arabia Saudite me pretekstin e rikthimit të presidentit të dorëhequr Abdarabuh Mansur Hadi, ka nisur agresionin ushtarak kundër Jemenit që prej marsit të vitit 2015.