Ushtria irakiane vret 17 terroristë të ISIS
Shtator 21, 2016 16:03 Europe/Tirane
Gias Al Surçi, zëdhënës i Unionit Patriotik të Kurdistanit të Irakut bëri të ditur se në një sulm të forcave irakiane në qytetin Mosul në veri të Irakut janë vrarë të paktën 17 pjesëtarë të grupit terrorist-takfirist ISIS.
Mosuli është baza kryesore e ISIS në Irak dhe është pushtuar nga terroristët më 10 Qershor 2014. Nga ana tjetër, mësohet se si pasojë e një shpërthimit terrorist në një qendër tregtare në veri të Bagdadit, 2 civilë irakianë janë vrarë dhe 6 të tjerë janë plagosur. 4 civilë irakianë u plagosën në një tjetër shpërthim terrorist në rajonin Garib në perëndim të Bagdadit.
Tags