Dhjetëra terroristë vriten në perëndim të Sirisë
Shtator 21, 2016 16:23 Europe/Tirane
Në një sulm të avionëve sirianë në provincën Hamah janë vrarë dhjetëra pjesëtarë të grupit terrorist Al Nusra.
Në këtë sulm avionët sirianë bombarduan bazat dhe vendstrehimet e terroristëve në Hamah dhe në qytetin Homs. Ndërkohë, burime ushtarake siriane konfirmuar rrëzimin e një avioni sirian në rajonin Kalemun në verilindje të kryeqytetit Damask. Ky avion kishte sulmuar një bazë të grupit terrorist ISIS në veri të Damaskut. Ushtria siriane njoftoi se ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të këtij avioni dhe konfirmoi se piloti është shpëtuar.
Tags