Vazhdojnë krimet e Arabisë Saudite në Jemen
Sulmet ajrore të Arabisë Saudite kundër Jemenit kanë shkaktuar vrasjen dhe plagosjen e dhjetëra personave.
Agjencia Reuters e lajmeve njoftoi se avionët luftarakë të regjimit Al Saud ditën e mërkurë kanë bombarduar shtëpitë civile rreth pallatit presidenciale në rajonin Hadida në Detin e Kuq. Si pasojë e këtyre sulmeve janë vratë të paktën 26 civilë jemenas dhe janë plagosur 80 persona të tjerë. Ndërkohë në orët e para të ditës së enjte, gjithashtu agresorët sauditë kanë bombarduar edhe fshatin Mashraka në qytetin Razah në provincën Sa'de të Jemenit ku si pasojë e këtyre sulmeve janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra civilë jemenas. Ndërkohë ushtria dhe forcat e rezistencës popullore të Jemenit në kundërpërgjigje të këtyre krimeve të regjimit Al Saud kanë sulmuar me raketa bazat e ushtrisë së regjimit Al Saud në rajonin kufitar Naxhran. Si pasojë e këtyre sulmeve janë shkatërruar disa automjete të blinduara të ushtrisë së Arabisë Saudite. Forcat jemenase gjithashtu kanë sulmuar edhe pozicionet e mercenarëve sauditë në rajonin Naham në Sana ku kanë vrarë dhe plagosur me dhjetëra mercenarë sauditë. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga 26 marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre edhe gra, fëmijë dhe persona të moshuar.