Bashar Asad: Sulmi amerikan ndaj forcave siriane ishte i qëllimshëm
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i28768-bashar_asad_sulmi_amerikan_ndaj_forcave_siriane_ishte_i_qëllimshëm
Presidenti sirian akuzoi Amerikën si shkaktare e dështimit të armëpushimit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 22, 2016 18:21 Europe/Tirane
  • Bashar Asad: Sulmi amerikan ndaj forcave siriane ishte i qëllimshëm

Presidenti sirian akuzoi Amerikën si shkaktare e dështimit të armëpushimit.

Në një intervistë me Associated Press, presidenti sirian Bashar Asad deklaroi se Siria e respektoi plotësisht marrëveshjen e armëpushimit, ndërsa Amerika, grupet terroriste, Turqia dhe Arabia Saudite deklaruan hapur se nuk e respektojnë armëpushimin. Ai shtoi se SHBA nuk ishte aspak serioze në respektimin e armëpushimit dhe nuk ka vullnet për të luftuar grupet terroriste si ISIS dhe Al Nusra, sepse Uashingtoni mendon se këto grupe janë karta e tij për arritjen e qëllimeve amerikane në Siri. Presidenti Asad tha se kurrë nuk e pranon se sulmi ajror i amerikanëve kundër forcave siriane në Deirul Zur ishte një gabim, sepse njëkohësisht me sulmin amerikan, edhe terroristët e ISIS sulmuan forcat siriane dhe kjo dëshmon se këto sulme ishin të koordinuara. Ai theksoi se Amerika mashtron në lidhje me krizën, sepse nuk dëshiron t’i bashkohet Rusisë në luftën kundër terrorizmit. Asad hodhi poshtë akuzat se Siria ka sulmuar kamionët me ndihma humanitare në Alepo dhe theksoi se qeveria siriane nuk ka asnjë përfitim nga ky sulm. “Se kur do të përfundojë konflikti në Siri e dinë më mirë ato vende që përkrahin direkt terroristët, sepse ata e dinë se kur do të ndalin përkrahjen për grupet terroriste”- përfundoi presidenti sirian.