Siria kundërshton planin e propozuar nga Amerika
Bathina Shaban, këshilltare politike dhe informative e presidentit Bashar Asad, në përgjigje të propozimit të Amerikës për krijimin e një zone ndalim fluturimi në Siri tha se qeveria siriane nuk pranon një propozim të tillë.
Padyshim që lufta kundër terrorizmit dhe përpjekjet për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe në botë, janë veprime të domosdoshme dhe të rëndësishme në nivel ndërkombëtare, mirëpo ato nuk duhet të shfrytëzohen si pretekst për të justifikuar shkeljen e tërësisë territoriale dhe sovranitetin e vendeve të tjera dhe për këtë arsye çdo veprim në këtë fushë duhet të bëhet në koordinim me qeverinë qendrore dhe duke respektuar sovranitetin kombëtar. Veprimet ushtarake të Amerikës në Siri kryhen pa lejen e qeverisë siriane dhe planet e Amerikës janë një lloj agresioni dhe ndërhyrjeje të cilat bien ndesh me normat dhe dispozitat ndërkombëtare. Plani i Amerikës për të krijuar një zonë të sigurt dhe zonë ndalim fluturimi në Siri, dëshmon për ndërhyrjet e Amerikës në rajon. Sjelljet e dyanshme dhe dëmtuese të Amerikës në rajon dhe sidomos sulmet në Siri, vënë në dyshim të plotë pretendimet e funksionarëve të Uashingtonit për luftën kundër terrorizmit. Amerika pretendon për luftën kundër terrorizmit dhe përpiqet të krijojë një zonë ndalim fluturimi në Siri në një kohë kur kokat kryesore të pasigurisë dhe përhapjes së terrorizmit në Siri, janë në Turqi, Arabinë Saudite, Izrael dhe Amerikë. nëse analizojmë situatën dhe zhvillimet në Siri mund të kuptohet qartë se Amerika nuk ka objektiv tjetër përveç dobësimit të ushtrisë siriane, forcimit të terroristëve dhe krijimit të kushteve për ta. Sukseset e fundit të ushtrisë siriane dhe përpjekjet e forcave kombëtare të Sirisë për të pastruar vendin nga prania e terroristëve, ka shqetësuar shumë mbështetësit e terroristëve mes tyre Amerikën. Në këto kushte Amerika mundohet të forcojë terroristët, të krijojë boshllëqe në operacionet anti-terroriste në Siri, si dhe të krijojë kushtet për dërgimin e ndihmave ushtarake për terroristët në Siri. Në përgjithësi veprimet dhe planet e Amerikës jo vetëm që janë në interes të terroristëve dhe forcimin e tyre në rajon por ato bëhet shkak që situata dhe kriza në rajon e krijuar nga vetë Amerika dhe aleatët e saj, të përkeqësohet akoma më shumë.