Arrestohen disa pjesëtarë të familjes mbretërore në Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i28789-arrestohen_disa_pjesëtarë_të_familjes_mbretërore_në_arabinë_saudite
Disa princa kundërshtarë të mbretit të Arabisë Saudite, janë arrestuar nga forcat e sigurimit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 23, 2016 04:21 Europe/Tirane
  • Arrestohen disa pjesëtarë të familjes mbretërore në Arabinë Saudite

Disa princa kundërshtarë të mbretit të Arabisë Saudite, janë arrestuar nga forcat e sigurimit.

Sipas një njoftimi të agjencisë Fars të lajmeve pas përkeqësimit të gjendjes së mbretit Selman të Arabisë Saudite dhe përshkallëzimit të tensioneve të brendshme në familjen mbretërore Al Saud, Muhamed Bin Selman ministër i mbrojtjes së këtij vendi ka dhënë urdhër për arrestimin e disa princave të cilët janë kundërshtarë të mbretit të Arabisë Saudite. Konfliktet dhe kontradiktat brenda familjes mbretërore Al Saud janë shtuar aq shumë saqë kjo ka ngjallur shqetësimin e madh të funksionarëve amerikanë. Pjesëtarët e familjes Al Saud janë në kontradiktë të thellë për të ardhmen e mbretit, duke pasur parasysh përkeqësimin e sëmundjes alzaimer të  mbretit Selman Bin Abdul’aziz. Ndërkohë shumë prej princave sauditë, si përgjegjës për situatën e komplikuar të luftës në Jemen kanë bërë ministrinë mbrojtjes Muhamed Bin Selman dhe janë kundër ardhjes së tij në pushtet. Edhe Uashingtoni nuk është pro veprimeve të Muhamed Bin Selman që sipas amerikanëve ai është përgjegjës për destabilizimin e Riadit. Për këtë arsye Amerika mundohet të ulë mosmarrëveshjet në familjen mbretërore Al Saud.