Çlirimi i qytetit Sharkat në provincën Selahudin të Irakut
Forcat irakiane kanë arritur të çlirojnë qytetin Sharkat pjesë e provincës Selahudin në veri të Irakut, qytet që mbahej i pushtuar nga ISIS.
Zëdhënësi i operacionit të ushtrisë irakiane për çlirimin e këtij qyteti ka thënë se për 72 orë janë kryer luftime të ashpra me grupin ISIS në qytetin Sharkat të provincës Selahudin dhe më në fund ky qytet është çliruar. Çlirimi i qytetit Sharkat u bë i mundur në bashkëpunim me forcat e tjera popullore të Irakut. Pas çlirimit banorët e qytetit janë ngritur për të festuar dëbimin e plotë të terroristëve të ISIS, grup që ka pësuar goditje të rëndë në luftimet e zhvilluara në Sharkat. Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut ditën e martë dha urdhër për nisjen e operacionit ushtarak për çlirimin qytetit Sharkat nga zgjedha e terroristëve të ISIS. Sharkat ndodhet 100 km në jug të Mosulit, bastioni kryesor i ISIS në Irak. Në afërsi të këtij qyteti ndodhet baza ajrore Giare e cila është përdorur si pol logjistik për të sulmuar Mosulin.