Jemenasit vazhdojnë të vriten nga sulmet saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i28855-jemenasit_vazhdojnë_të_vriten_nga_sulmet_saudite
Në sulmet e avionëve agresorë të Arabisë Saudite në rajone të ndryshme të Jemenit janë vrarë dhjetëra civilë jemenas.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 23, 2016 16:48 Europe/Tirane
  • Jemenasit vazhdojnë të vriten nga sulmet saudite

Në sulmet e avionëve agresorë të Arabisë Saudite në rajone të ndryshme të Jemenit janë vrarë dhjetëra civilë jemenas.

Në Ditën Botërore të Paqes, avionët sauditë sulmuan sot rajonin Hamdan në provincën Xhuf në veri të Jemenit, duke vrarë 3 civilë jemenas dhe duke plagosur 12 të tjerë. Sauditët kanë bombarduar edhe rajonit Baghem në provincën Saade në veri të Jemenit duke vrarë dy civilë jemenas. Gjatë ditës së sotme avionët luftarakë të agresorëve sauditë kanë sulmuar disa herë rajonet Manbe dhe Ketaf në provincën Saade, por nuk është bërë e ditur për viktima eventuale. Dje, në bombardimet ajrore saudite në rajonin Razeh në provincën Saade, janë vrarë 9 civilë jemenas, 7 prej të cilëve ishin fëmijë.