Mosuli do të çlirohet shumë shpejt
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i28903-mosuli_do_të_çlirohet_shumë_shpejt
Ministri i mbrojtjes i Anglisë ka thënë se qyteti Mosul pritet të çlirohet shumë shpejt, duke pasur parasysh gatishmërinë e forcave irakiane për të dëbuar terroristët e ISIS.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 24, 2016 06:31 Europe/Tirane
  • Mosuli do të çlirohet shumë shpejt

Ministri i mbrojtjes i Anglisë ka thënë se qyteti Mosul pritet të çlirohet shumë shpejt, duke pasur parasysh gatishmërinë e forcave irakiane për të dëbuar terroristët e ISIS.

Majkëll Falon ministër i mbrojtjes i Anglisë në një prononcim për media ka thënë; Forcat irakiane janë të gatshme që të rrethojnë qytetin Mosul dhe ta çlirojnë atë nga zgjedha e terroristëve që janë futur në këtë qytet që prej vitit 2014. Kohët e fundit ministri i mbrojtjes i Anglisë ka pasur takime me autoritetet e Irakut dhe ato të Kurdistanit të Irakut dhe thotë në bazë të gatishmërisë së forcave irakiane, pritet që shumë shpejt të çlirohet ky qytet i madh. Majkëll Falon tha se për momentin, sulmet e koalicionit ndërkombëtar anti-terrorizëm janë përqendruar në bombardimin e pozicioneve të ISIS në Mosul. Ministri i mbrojtjes i Anglisë tha se që nga koha e çlirimit të qytetit Faluxha, gjysma e operacioneve të avionëve luftarakë anglezë janë përqendruar në mbështetjen e forcave irakiane gjatë sulmeve kundër qytetit Mosul. Falon tha se ISIS pas disfatave të fundit, ka nën kontroll vetëm 10% të territorit të Irakut.