Al Sisi: Marrëdhëniet mes Egjiptit dhe Izraelit janë shumë të mira
Në një intervistë me mediat amerikane, presidenti egjiptian deklaroi se marrëdhëniet mes Egjiptit dhe Izraelit janë shumë të mira.
Abdulfetah Al Sisi në një intervistë me kanalin Tv PBS, pretendoi se autoritetet egjiptiane absolutisht nuk përdorin dhunë dhe presione nda organizatave të të drejtave të njeriut dhe ndaj gazetarëve. Ai shtoi se ekziston një koordinim shumë i mirë mes Egjiptit dhe Izraelit dhe Tel Avivi e ka kuptuar shumë mirë nevojën e Egjiptit për të kryer sulme ajrore kundër terroristëve në kufirin mes dy vendeve. “Krijimi i shtetit të pavarur të Palestinës përkrah Izraelit do të ndikojë në vendosjen e paqes dhe sigurisë në rajon”-deklaroi presidenti egjiptian duke shtuar se aktualisht ekziston një shans i madh për zgjidhjen përfundimtare të çështjes palestineze.