Rekord i ri i Izraelit në arrestimin e fëmijëve palestinezë
Komiteti për të burgosurit palestinezë bëri të ditur se në vitin 2016 është rritur me 80 % numri i fëmijëve palestinezë të arrestuar nga forcat izraelite.
Që prej fillimit të këtij viti, forcat pushtuese izraelite kanë arrestuar mbi 1 mijë fëmijë palestinezë nën moshën 18 vjeç. Komiteti për të burgosurit palestinezë thekson se këta fëmijë janë burgosur pa u vërtetuar akuzat ndaj tyre dhe gjatë procesit të hetimit ndaj tyre janë ushtruar tortura fizike dhe psikologjike. Ky komitet thotë se ligjet e reja të miratuara nga Parlamenti izraelit (Kneset) kanë ligjëruar arrestimin, burgosjen dhe torturimin e fëmijëve palestinezë dhe shton se shkatërrimi fizik dhe psiqik i fëmijëve palestinezë është politikë sistematike e regjimit të Tel Avivit, e cila duhet të ndalet. Edhe OKB ka kritikuar arrestimin dhe keqtrajtimin e fëmijëve palestinezë në burgjet e regjimit të Izraelit.