Princat sauditë, luftë për pushtet dhe komplotet brenda pallatit
Kur të kthehemi pak në të kaluarën dhe të shfletojmë lajmet rreth Arabisë Saudite, emri i Muhamed bin Najef dhe lidhja e tij me të ardhmen e Arabisë Saudite pasqyrohet më shumë se sa emri i çdo princi tjetër të familjes mbretërore Al Saud.
Faqja informative Parstoday njoftoi se gazeta libaneze "Saphir" në një raport të saj ka shkruar: "Muhamed bin Najef i cili ishte aktiv në përballjen me terrorizmin si sfidën më të madhe saudite, për një kohë kishte zënë vend në qendër të lajmeve politike saudite dhe askush nuk dyshonte në ambiciet dhe interesimin e tij për tu ulur në Fronin Mbretëror të Arabisë Saudite". "Saphir" këtë raport e ka marrë shkurtimisht nga gazeta "Economist" dhe shton: "Në muajin prill të vitit 2015 dhe katër muaj pas ardhjes në pushtet të xhaxhait të tij Selman bin Abdulaziz, Bin Najef u emërua në postin e trashëgimtarit të fronit mbretëror. Ky emërim ishte thyerje e normave dhe traditave të kaluara të sauditëve, për arsye se gjashtë mbretërit e kaluar sauditë të gjithë ishin fëmijë të Abdulaziz, themeluesit të regjimit mbretëror Al Saud dhe disa prej fëmijëve të tij ende janë gjallë dhe janë duke pritur në radhë për të ardhur në pushtet dhe në krye të fronit mbretëror. Në fund u mor vendim që trashëgimtari i fronit mbretëror të transferohet nga kjo linjë familjare dhe në këtë mënyrë Muhamed bin Najef në mënyrë zyrtare u bë trashëgimtar i fronit mbretëror. Vitin e kaluar, pas emërimit të djalit të mbretit Selman në postin e ministrit të mbrojtjes dhe në pozitën e zëvendësit të trashëgimtarit të fronit mbretëror, emri Muhamed bin Selman (31 vjeç) filloi të paraqitet më shumë në skenën politike saudite. Muhamed bin Selman mori detyrë për të ndarë Arabinë Saudite nga varësia prej të ardhurave të naftës dhe aktualisht ka një prani më të fuqishme se sa djali i xhaxhit të tij dhe është në qendër të vëmendjes. Ai ka premtuar zbatimin e reformave rrënjësore në Arabinë Saudite thuajse mbreti Selman dëshiron ta përgatisë atë për trashëgimtar të fronit mbretëror. Mirëpo nuk duket se Muhamed bin Najef është i gatshëm të heq dorë nga posti i trashëgimtarit mbretëror dhe të pranojë një post më të ulët, për arsye se ai ka kaluar shumë vështirësi në këtë rrugë dhe disa herë mezi ka shpëtuar nga atentatet terroriste derisa ka arritur në këtë pozitë që është sot. Pozita e Muhamed bin Najef u forcua në masë të madhe në vitin 2003, në kohën kur u dorëzuar një prej krerëve të Al Kaidas dhe në vitin 2009, ai gjithashtu i shpëtoi një atentati terrorist. Bin Najef këtë vit si përfaqësues i Arabisë Saudite ka marrë pjesë në takimin vjetor të AP të OKB në Nju Jork për tu dhënë fund spekulimeve për tërheqjen e tij në favor të djalit të xhaxhit të tij. Në Arabinë Saudite edhe pse supozimet janë prej çështjeve të ndaluara, mirëpo në mesin e qytetarëve të këtij vendi janë përhapur spekulime për "komplote brenda pallatit" dhe siç duket dy princa që në mënyrë sipërfaqësore duket se po tregojnë respekt ndaj njëri-tjetrit, mirëpo për çdo ditë e më tepër po shtohen shenjat për tensione dhe krizë në marrëdhëniet mes tyre. Një shembull prej këtyre tensioneve është lufta kundër Jemenit. Bin Selman komandën e luftës e mori vetëm disa javë pas emërimit të tij si ministër i mbrojtjes. Bin Selman në fillim krenohej me komandimin e matur të luftës dhe mbante takime me gjeneralët ushtarakë dhe disa herë sëbashku me ekipin e tij mediatik, zhvilloi disa vizita edhe në disa kryeqytete perëndimore, mirëpo me përkeqësimin e situatës së luftës kundër Jemenit, ai vendosi ta çojë përpara luftën me një veprim kolektiv në mënyrë që përgjegjësinë për disfatën ta hedh tek të tjerët. Brus Ridel, hulumtues nga qendra amerikane "Brokings", në lidhje me këtë thotë: "Bin Najef nuk është ngut për të hyrë në luftë, por ishte i pakënaqur nga ky vendim dhe në dhjetor të vitit 2015, ka udhëtuar në Algjeri dhe pavarësisht përgjegjësive në Arabinë Saudite, për disa javë ka qëndruar në Algjeri. Pavarësisht përpjekjeve të mëdha për të treguar një lloj uniteti brenda familjes mbretërore saudite, në rast të ardhjes në pushtet të Bin Najef ekziston mundësia që djalin e xhaxhait të tij Bin Selmanin ta shkarkojë nga funksionet. Për këtë arsye mbreti Selman (80 vjeç) që shumë njerëz dyshojnë në aftësitë e tij fizike dhe mendore, nëse kërkon ta ulë djalin e tij në fronin mbretëror, duhet të hyjë në veprim menjëherë. Ndoshta duke e vështirë kjo çështje, për arsye se në familjen mbretërore saudite në mënyrë tradicionale arrihej një konsensus për caktimin e mbretit, prandaj shumë princa janë të zemëruar për shkak të paraqitjes së Muhamed bin Selman përpara shumë të tjerëve që janë duke pritur në radhë për tu bërë mbret. Lufta kundër Jemenit dhe pasojat e tmerrshme e reformave ekonomike, gjithashtu janë bërë një barrë tjetër e rëndë mbi supet e Bin Selman. Nga ana tjetër duket se Muhamed bin Najef gëzon një reputacion dhe simpati më të madhe sepse princat sauditë dhe diplomatët e pëlqejnë më tepër trashëgimtarin Bin Najef, ndërsa edhe qytetarët sauditë më tepër e pranojnë Bin Najef. Pas përfundimit të ceremonisë së Haxhit këtë vit Bin Najef arriti ta forcojë pozitën e tij e cila ishte dëmtuar rëndë pas tragjedisë që ndodhi në Mina gjatë Haxhit të vitit të kaluar, mirëpo ai nuk ka marrëdhënie të mira me organizatat e të drejtave të njeriut për shkak se këto organizata e konsiderojnë atë përgjegjës për ekzekutimet me vrasje në Arabinë Saudite duke përfshirë edhe ekzekutimin e Shejkh Namer në janar të vitit të kaluar. Në përgjithësi duket se Bin Najef ka një pozitë më të mirë se sa Bin Selman, por ende askush nuk mund të thotë se cili do të jetë mbreti i ardhshëm i Arabisë Saudite.