Në Kabul organizohet konferenca për luftë kundër lëndëve narkotike
(last modified Sun, 25 Sep 2016 12:47:02 GMT )
Shtator 25, 2016 14:47 Europe/Tirane
  • Në Kabul organizohet konferenca për luftë kundër lëndëve narkotike

Konferenca për luftë kundër lëndëve narkotike u zhvillua në Kabul të Afganistanit me pjesëmarrjen e pesë vendeve, Iranit, Afganistanit, Taxhikistanit, Pakistanit dhe Rusisë.

Agjencia Mehr e lajmeve njoftoi se Ministria për Luftë kundër Lëndëve Narkotike e Afganistanit për të krijuar koordinime më shumë dhe bashkëpunim më të gjerë mes vendeve të rajonit për të luftuar në mënyrë më efikase kundër trafikimit të lëndëve narkotike, ka zhvilluar një konferencë dyditore në Kabul. Në këtë konferencë Salamat Azimi, ministri për luftë kundër drogës i Afganistanit,  Nasir Ahmed Andishe, zv/ministri i punëve të jashtme të Afganistanit, Shirkhan Salimzade, shefi i sektorit për luftë kundër drogës në Taxhikistan, Asadullah Hadinezhadh, zv/ministri i brendshëm i Iranir dhe Aleksander Mantitski, ambasador i Rusisë në Afganistan, kanë diskutuar çështje të ndryshme rreth luftës kundër drogës. Vendet pjesëmarrëse në këtë konferencë kanë theksuar zgjerimin e bashkëpunimeve në këtë drejtim dhe kanë premtuar se nuk do të kursejnë kurrfarë përpjekje për të luftuar kundër trafikimit të drogës.

Tags