Protesta kundër politikave shtypëse të regjimit Al Khalifa
Qytetarët e Bahrejnit kanë protestuar kundër politikave shtypëse të regjimit Al Khalifa.
Burimet informative njoftuan se qytetarët e Bahrejnit ditën e diele kanë protestuar kundër veprimeve të dhunshme të regjimit Al Khalifa ndaj Shejkh Isa Kasem, liderit të myslimanëve shiitë të Bahrejnit. Kjo protestë u zhvilluar në rajonin Daraza të Manamas, kryeqytetit të Bahreinit. Protestuesit kanë kërkuar anulimin e menjëhershëm të verdiktit për heqjen e nënshtetësisë bahrejnase të Shejkh Isa Kasem dhe ndërprerjen e gjykimit të tij. Regjimi Al Khalifa i Bahrejnit në qershor të vitit 2016, i ka hequr nënshtetësinë bahrejnase Shejkh Isa Kasem dhe ky veprim ka shkaktuar reagime të ashpra të myslimanëve shiitë të Bahrejnit. Në kohën kur regjimi Al Khalifa i Bahrejnit po vazhdon politikën shtypëse dhe armiqësore kundër myslimanëve shiitë të këtij vendi, ekonomia e Bahrejnit po përballet me kriza të shumta. Burimet informative të Bahrejnit bëjnë të ditur se pesë vite pas fillimit të revolucionit qytetar të Bahrejnit në shkurt të vitit 2011, ekonomisë së këtij vendi i ka mbetur vetëm emri dhe për çdo çast po shënon rënie. Kreditë e qeverisë janë rritur pesë herë më shumë dhe mungesa e buxhetit është shtuar me 53%, ndërsa qeveria si pasojë e dështimeve të politikave ekonomike, vetëm po shton presionin mbi qytetarët. Ndërkohë janë ndërprerë edhe subvencionet për benzinë, energji elektrike dhe për shumë artikuj elementarë për jetën e qytetarëve, ndërsa qeveria ka shtuar taksat dhe gjobat dhe ka vendosur në zbatim edhe kufizime të tjera.