Kontratë me Izraelin për importin e gazit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i29227-kontratë_me_izraelin_për_importin_e_gazit
Jordania nënshkroi sot një kontratë me vlerë 10 miliardë $ për importimin e gazit natyror nga Izraeli.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 26, 2016 19:24 Europe/Tirane
  • Kontratë me Izraelin për importin e gazit

Jordania nënshkroi sot një kontratë me vlerë 10 miliardë $ për importimin e gazit natyror nga Izraeli.

Siç njofton gazeta Al Qods al Arabi, e cila citon televizionin shtetëror izraelit, Jordania do të importojë nga Izraeli 45 miliardë metër kub gaz që plotëson nevojat e Jordanisë për 15 vjet. Vlera e kësaj kontrate është 10 miliardë $. Xhevad Al Anani, zv/kryeministri jordanez për çështjet ekonomike, gazin izraelit e quajti burim të rëndësishëm dhe të lirë energjie për Jordaninë. Ndërkohë, gjatë dy viteve të fundit, Jordania ka qenë arenë e protestave popullore ku populli jordanez ka kërkuar ndërprerjen e të gjitha lidhjeve me regjimin okupator izraelit.