Reagimi i palestinezëve ndaj deklaratave të kandidatëve për president në Amerikë
(last modified Tue, 27 Sep 2016 09:24:06 GMT )
Shtator 27, 2016 11:24 Europe/Tirane
  • Reagimi i palestinezëve ndaj deklaratave të kandidatëve për president në Amerikë

Palestinezët kanë dënuar deklaratat e fundit të kandidatëve për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Saeb Erikat sekretari i përgjithshëm i komitetit ekzekutiv të organizatës për çlirimin e Palestinës (OÇP), me anë të një deklarate ka dënuar deklaratën e Donald Trump, kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale ne Amerikë dhe ka thënë: Kjo deklaratë nënkupton asgjësimin e të gjitha përpjekjeve për të vendosur paqen dhe qetësinë në Palestinë. Ministria e jashtme e Palestinës gjithashtu ka dënuar deklaratat e Trump dhe të Clinton sa i përket çështjes palestineze dhe mbështetjes që ata i kanë dhënë regjimit sionist. Hillary Clinton, kandidate e demokratëve për zgjedhjet në Amerikë, në takimin e saj me Beniamin Netanjahun kryeministrin e regjimit sionist tha: Amerika është kundër çdo veprimi të njëanshëm të palestinezëve në OKB dhe ajo do ta zbatojë angazhimet e saj që Izraeli të vazhdojë të jetë një qeveri hebraike. Ndërsa Donald Trump, kandidati republikan për zgjedhjet në Amerikë, ka thënë se nëse zgjidhet në Shtëpinë e Bardhë do të njohë zyrtarisht Bejtul Mukadesin si kryeqytet të Izraelit. Lobi sionist në Amerikë është një prej lobeve më të fuqishme që ka detyruar Shtëpinë e bardhë të ndjekë politikat e sionistëve.

 

Tags