Gratë saudite kërkojnë çlirimin nga tutela e burrave
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i29305-gratë_saudite_kërkojnë_çlirimin_nga_tutela_e_burrave
Rreth 14 mijë femra në Arabinë Saudite kanë nënshkruar një peticion ku kërkojnë nga qeveria e Riadit t’i japë fund sistemit të tutelës së burrave ndaj grave në këtë vend.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 27, 2016 18:27 Europe/Tirane
  • Gratë saudite kërkojnë çlirimin nga tutela e burrave
    Gratë saudite kërkojnë çlirimin nga tutela e burrave

Rreth 14 mijë femra në Arabinë Saudite kanë nënshkruar një peticion ku kërkojnë nga qeveria e Riadit t’i japë fund sistemit të tutelës së burrave ndaj grave në këtë vend.

Sic njofton BBC në gjuhën arabe, ky peticion i është dorëzuar për shqyrtim qeverisë dhe ka fituar përkrahje të madhe në rrjetin social Twitter. Sipas ligjeve saudite, gratë saudite për të kryer punët më të thjeshta e të përditshme të tyre duhet të jetë të shoqëruar nga një burrë që mund të jetë bashkëshorti, vëllai apo babai i tyre. Që nga lindja e deri në vdekje, jeta e grave saudite është nën kontrollin e burrave