Vriten dhjetëra agresorë sauditë në Jemen
Shtator 27, 2016 16:31 Europe/Tirane
Ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit kanë sulmuar sot dy baza të forcave agresore saudite në provincën Xhizan në jug të Arabisë Saudite duke vrarë e plagosur dhjetëra mercenarë sauditë.
Ndërkohë, avionët luftarakë sauditë kanë bombarduar gabimisht një bazë ushtarake saudite në provincën Xhizan duke vrarë 10 ushtarë sauditë e duke plagosur 15 të tjerë. Forcat agresore saudite, edhe sot i kanë vazhduar bombardimet ndaj zonave të banuara në rajone të ndryshme të Jemenit duke shkaktuar vdekjen e dhjetëra civilëve jemenas. Që nga fillimi i agresionit të Arabisë Saudite kundër Jemenit në Mars 2015, janë vrarë mbi 10 mijë civilë jemenas, shumica gra dhe fëmijë.
Tags