Përshkallëzohet kriza në Izrael
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i29359-përshkallëzohet_kriza_në_izrael
Lajmet e publikuara nga Palestina e pushtuar dëshmojnë për situatën e brishtë të regjimit fals sionist dhe faktin se ky regjim po i afrohet me më shumë shpejtësi greminës së tij.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 28, 2016 09:01 Europe/Tirane
  • Përshkallëzohet kriza në Izrael

Lajmet e publikuara nga Palestina e pushtuar dëshmojnë për situatën e brishtë të regjimit fals sionist dhe faktin se ky regjim po i afrohet me më shumë shpejtësi greminës së tij.

Prokuroria e përgjithshme e regjimit sionist ka njoftuar se 16 anëtarë të partisë “ Izraeli Shtëpia Jonë” e kryesuar nga ministri i luftës Avigdor Liberman, do të ndiqen penalisht për shkak të korrupsionit. Ky lajm edhe një herë ka ndikuar tek opinioni publik dhe ka treguar se në ç ‘përmasa është niveli i korrupsionit në Izrael. Ndërkohë burime nga prokuroria e regjimit sionist, kanë dhënë mundësinë e nisjes së procesit hetimor ndaj kryeministrit izraelit për shkak të korrupsionit financiar. Vitet e fundit janë dhënë shumë lajme mbi nivelin e lartë të korrupsionit në Izrael, sidomos gjatë vitit 2016. Kriza e rëndë ekonomike, emigracioni, zgjerimi i pasigurisë, korrupsioni në nivelet e larta të pushtetit të regjimit sionist, vazhdimi i politikave diskriminuese dhe shtimi i padrejtësisë në shoqëri, e kanë përkeqësuar akoma më shumë gjendjen e regjimit sionist, të cilin po e afrojnë gjithnjë e më shumë drejt greminës dhe shkatërrimit të këtij regjimi fals. Nëse analizojmë situatën aktuale të regjimit sionist, shumë qartë mund të vihet re përkeqësimi i gjendjes politike, ekonomike dhe sociale dhe kjo çështje ka ndikuar shumë në ngritjen e zërit për rrëzimin e regjimit sionist. Zbulimi i skandaleve financiare dhe morale të autoriteteve të regjimit sionist, është përhapur gjerësisht në opinionin publik i cili më shumë se kurdoherë tjetër është përqendruar në nivelin e korrupsionit financiar të autoriteteve të regjimit sionist. Zhvillimet në Izrael tregojnë se në këtë regjim nuk ka asnjë organ që të mos akuzohet për korrupsion financiar. Ky regjim flas është i mbushur me dosje ku autoritetet izraelite akuzohen për korrupsion financiar. Reagimi i shoqërisë së regjimit sionist si emigracioni, dëshmon për faktin se ky regjim fals nuk ka legjitimitet në mesin e shoqërisë së tij dhe ata hebrenj të cilët më herët kishin emigruar në Palestinën e Pushtuar, tashmë janë të pakënaqur nga regjimi fals dhe i korruptuar sionist dhe kanë nisur të kthehen në vendet e tyre të mëparshme. Regjimi sionist është një regjim me prirje ekspansioniste, regjim agresor dhe luftënxitës. Autoritetet e këtij regjimi theksojnë në përdorimin e dhunës dhe vrasjen e njerëzve dhe për shkak të shtrirjes së propagandës për një shoqëri të armatosur sioniste, në Izrael është krijuar një situatë e shtimit të krimit, pasigurisë dhe akteve kriminale. Përkeqësimi i krizës sociale dhe i sigurisë në regjimin sionist, së bashku me krizën ekonomike dhe politike të Izraelit tregon se ky regjim po humbet kontrollin mbi gjendjen politike, ekonomike dhe të sigurisë dhe po tronditet gjithnjë e më shumë. Nga ana tjetër në arenën ndërkombëtare regjimi sionist po izolohet gjithnjë e më shumë dhe ndaj këtij regjimi ka nisur një fazë e re e bojkotit dhe e sanksioneve, që tregojnë urrejtjen e opinionit publik botëror ndaj këtij regjimi. Shtimi i sanksioneve dhe i bojkotit ndaj regjimit sionist, ka krijuar kushtet që në arenën ndërkombëtare të ushtrohen më shumë presione ndaj regjimit sionist. Në këtë mes edhe vendet perëndimore që janë aleate kryesore të regjimit sionist, për shkak të presonit publik janë detyruar të ushtrojnë presione ndaj Izraelit duke e afruar gjithnjë e më shumë këtë regjim drejt izolimit total. Viti 2016 mund të konsiderohet kulmi i zgjerimit të valës së protestës botërore kundër regjimit sionist dhe i zgjerimit të lëvizjes botërore në mbështetje të Palestinës, kjo për arsye se krimet e regjimit sionist ndaj popullit palestinez, kanë ngjallur reagimin e ashpër të botës.