Turqia synon të fuqizojë forcat e saj në Siri
Turqia vazhdon të ushtrojë presion për largimin e forcave paramilitare kurdë nga qyteti Manbexh në veri të Sirisë.
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavushoglu në një konferencë të përbashkët për mediat me homologun e tij britanik Boris Johnson, u shpreh se Turqia do të vazhdojë operacionin “Mburoja e Eufratit” për të pastruar kufirin turko-sirian nga terroristët e ISIS dhe nga militantët kurdë të Sirisë. Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavushoglu kritikoi SHBA-në për përkrahjen që u japin forcave kurdë siriane të cilat po luftojnë kundër grupit terrorist ISIS. Ndërkohë mësohet se Ankaraja nën presionin e Uashingtonit ka pranuar pranuar që militantët e YPG të marrin pjesë në çlirimin e qytetit Manbexh, por me kusht që pas përfundimit të operacionit, të largohen deri në lindje të lumit Eufrat.