Opozitarët e armatosur sirianë pajisen me raketa Grad
Opozitarët e armatosur sirianë kanë deklaruar se vendet përkrahëse të tyre u kanë dhënë atyre një numër të madh të raketave Grad.
Opozitarët e armatosur sirianë kanë deklaruar se vendet përkrahëse të tyre u kanë dhënë atyre një numër të madh të raketave Grad. Agjencia Reuters e lajmeve njoftoi se burimet informative të opozitarëve të armatosur sirianë të mërkurën kanë thënë se raketat Grad u janë dërguar atyre pas fillimit të sulmit të ushtrisë së Sirisë në Alepo dhe këto raketa do të përdoren në Alepo, Hamah dhe në rajonet bregdetare të Sirisë. Ndërkohë një prej krerëve të grupit terrorist Fronti Nusra i quajtur Abul-Izz së fundi ka pohuar se Amerika është mbështetëse e këtij grupi. Ai gjatë një interviste me një gazetë gjermane ka pohuar mbështetjen e Amerikës ndaj këtij grupi terrorist dhe ka thënë: "Fronti Nusra që tani quhet "Fronti për Çlirimin e Shamit", burimet financiare i merr nga Arabia Saudite, Katari dhe Kuvajti, ndërsa tanket dhe pajisjet e tjera luftarake i siguron nga Libia nëpërmjet territorit të Turqisë".