Krimet e forcat turke në Siri
Forcat ushtarake të Turqisë kanë vrarë 9 civilë sirinë në periferinë e rajonit Hesake që ndodhet në afërsi të kufirit mes Turqisë dhe Sirisë.
Agjencia Sana e lajmeve njofton se nga sulmi me armë i forcave turke kundër civilëve sirianë, shumë prej tyre janë plagosur dhe janë dërguar menjëherë në spitalin e qytetin Rasul Ein. Edhe pse qeveria e Sirisë, ka dënuar agresionin ushtarak të Turqisë në territorin sirian, ushtria turke është e vendosur për të vazhduar operacionet e saj brenda territorit sirian. Ministria e mbrojtjes e Sirisë me anë të një deklarate ka thënë se objektivi i ushtrisë turke nuk është lufta kundër ISIS por Ankaraja kërkon të zëvendësojë ISIS me një grup tjetër terrorist. Turqia është një prej atyre vendeve që akuzohet për mbështetjen e ISIS. Shumë nga pjesëtarët e ISIS janë futur në Siri nëpërmjet territorit turk.