Arabia Saudite kundërshton armëpushimin e propozuar nga Jemeni
Zëdhënësi i koalicionit arab të kryesuar nga Arabia Saudite ka kundërshtuar propozimin për armëpushim të dhënë nga Jemeni.
Ahmed Aisi, pasi refuzoi planin për armëpushim të propozuar nga lëvizja Ansarullah tha: Me gjithë domosdoshmërinë e zgjedhjes së krizës së Jemenit me mjete diplomatike, mirëpo Riadi pranon vetëm atë marrëveshje e cila konsiston në çarmatosjen e lëvizjes Ansarullah. Arabia Saudite flet për zgjidhjen politike të krizës në një kohë kur vendosjen e armëpushimit e ka kushtëzuar me tërheqjen e lëvizjes Ansarullah nga Sana kryeqytet i Jemenit dhe dorëzimin e armëve të kësaj lëvizjeje. Nga ana tjetër lëvizja Ansarullah kërkon zgjidhjen e krizës me anë të bisedimeve të pavarura mes grupeve jemenas me qëllim krijimin e një qeverie të pajtimit kombëtar.