Liderët arabë të prekur thellë nga vdekja e Shimon Perez!
Një lider i vendeve arabe të Gjirit Persik ka qar për vdekjen e Shimon Perez, ndërsa ministri i punëve të jashtme të Bahrejnit ka dërguar mesazh ngushëllimi për vdekjen e këtij krimineli!
Burimet sioniste kanë njoftuar se Khaled bin Ahmed Ale Khalifa, ministri i punëve të jashtme të Bahrejnit, sot (të enjten) në mëngjes ka dërguar mesazh ngushëllimi për vdekjen e ish-presidentit të regjimit sionist Shimon Perez i cili vdiq ditën e mërkurë. Ai në faqen e tij në Twitter ka shkruar: "Pusho i qet Shimon Perez, burri i luftës dhe i paqes e cila është shumë larg Lindjes së Mesme. Ndërkohë Ajub Farra, anëtar i parlamentit të regjimit sionist nga partia Likud, deklaroi: "Lideri i një prej vendeve arabe të Gjirit Persik kur mori lajmin për vdekjen e Shimon Perez, disa minuta ka qar. Gjatë takimit tim me një prej liderëve të rëndësishëm arabë i cili ishte edhe i afërt me Shimon Perez, ai më pyeti mua për gjendjen e Perz dhe ku unë i dhashë lajmin për vdekjen e tij, ai për disa minuta ka qar".