Liderët arabë të prekur thellë nga vdekja e Shimon Perez!
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i29470-liderët_arabë_të_prekur_thellë_nga_vdekja_e_shimon_perez!
Një lider i vendeve arabe të Gjirit Persik ka qar për vdekjen e Shimon Perez, ndërsa ministri i punëve të jashtme të Bahrejnit ka dërguar mesazh ngushëllimi për vdekjen e këtij krimineli!
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 29, 2016 08:42 Europe/Tirane
  • Liderët arabë të prekur thellë nga vdekja e Shimon Perez!

Një lider i vendeve arabe të Gjirit Persik ka qar për vdekjen e Shimon Perez, ndërsa ministri i punëve të jashtme të Bahrejnit ka dërguar mesazh ngushëllimi për vdekjen e këtij krimineli!

Burimet sioniste kanë njoftuar se Khaled bin Ahmed Ale Khalifa, ministri i punëve të jashtme të Bahrejnit, sot (të enjten) në mëngjes ka dërguar mesazh ngushëllimi për vdekjen e ish-presidentit të regjimit sionist Shimon Perez i cili vdiq ditën e mërkurë. Ai në faqen e tij në Twitter ka shkruar: "Pusho i qet Shimon Perez, burri i luftës dhe i paqes e cila është shumë larg Lindjes së Mesme. Ndërkohë Ajub Farra, anëtar i parlamentit të regjimit sionist nga partia Likud, deklaroi: "Lideri i një prej vendeve arabe të Gjirit Persik kur mori lajmin për vdekjen e Shimon Perez, disa minuta ka qar. Gjatë takimit tim me një prej liderëve të rëndësishëm arabë i cili ishte edhe i afërt me Shimon Perez, ai më pyeti mua për gjendjen e Perz dhe ku unë i dhashë lajmin për vdekjen e tij, ai për disa minuta ka qar".