OKB dërgon ndihma humanitare në qytetin Sharkat të Irakut
(last modified Thu, 29 Sep 2016 10:38:55 GMT )
Shtator 29, 2016 12:38 Europe/Tirane
  • OKB dërgon ndihma humanitare në qytetin Sharkat të Irakut

Programi Botëror Ushqimor i OKB ka njoftuar se pas dy viteve operacionet për dërgimin e ndihmave humanitare në qytetin Sharkat në veri të Irakut janë kryer me sukses.

Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se Saly Hidak, drejtori lokal i programit botëror ushqimor të OKB, të mërkurën bëri të ditur gjendjen kritike të banorëve të qytetit Sharkat për shkak të kontrollit të forcave terroriste të ISIS për një kohë të gjatë në këtë qytet dhe deklaroi: "Ekipet e ndihmave humanitare pas dy viteve të privimit të banorëve të qytetit Sharkat, me ndihmën e disa organizatave lokale dhe të huaja kanë kryer me sukses operacionet për dërgimin dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare për banorët e këtij rajoni". Ai shtoi se edhe një numër i konsiderueshëm i banorëve të Mosulit të cilët janë detyruar të shpërngulen nga shtëpitë e tyre për shkak të operacioneve për çlirimin e këtij qyteti, kanë marrë ndihma humanitare nga programi botëror ushqimor i OKB. Ekipet e programit botëror ushqimor të OKB kanë arritur të shpërndajnë mes sukses ndihmat humanitare për banorët e këtij rajoni. Vlen të theksohet se ditë më parë forcat irakiane kanë çliruar qytetin Sharkat në veri të Irakut nga pushtimi i terroristëve të ISIS.

Tags