Sanksionet e Amerikës kanë shtuar krizën njerëzore në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i29524-sanksionet_e_amerikës_kanë_shtuar_krizën_njerëzore_në_siri
Sanksionet e dhunshme të Amerikës dhe Evropës kundër Sirisë kanë shtuar në masë më të madhe problemet e popullit të këtij vendi dhe po pengojnë dërgimin e ndihmave humanitare për qytetarët sirianë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 30, 2016 04:22 Europe/Tirane
  • Sanksionet e Amerikës kanë shtuar krizën njerëzore në Siri

Sanksionet e dhunshme të Amerikës dhe Evropës kundër Sirisë kanë shtuar në masë më të madhe problemet e popullit të këtij vendi dhe po pengojnë dërgimin e ndihmave humanitare për qytetarët sirianë.

Faqja informative " The Intercept"" të enjten duke u mbështetur në raportin e OKB, njoftoi se sanksionet dhe lufta kanë paralizuar sektorët e ekonomisë së Sirisë dhe ky vend aktualisht nga një vend me mundësi dhe prodhime të mjaftueshme, u shndërrua në një vend që ka nevojë për ndihma humanitare. Duke marrë parasysh vazhdimin e sanksioneve, qeveria dhe populli i Sirisë e ka shumë vështirë të ketë qasje në pajisje mjekësore, medikamente, ushqim dhe karburante. Amerika në vitin 1979, ka vendosur sanksione kundër Sirisë me pretekst të mbështetjes ndaj terrorizmit dhe për çdo vit ka shtuar nivelin e sanksioneve. Sanksionet e Amerikës kundër Sirisë kanë arritur kulmin e tyre në vitin 2011 me pretekst të shtypjes së popullit të këtij vendi nga qeveria e Sirisë. Amerika në vitin 2013, reduktoi sanksionet kundër Sirisë, mirëpo ky reduktim i sanksioneve kufizohet vetëm me rajonet që janë nën kontrollin e grupeve terroriste,- thuhet ndër të tjera në raportin e "The Intercept".