Shtohen kritikat ndaj Mahmud Abas
Për shkak të veprimeve të tij, janë shtuar kritikat ndaj Mahmud Abas kreut të Autoritetit Autonom Palestinez (AAP).
Mahmud Abas kreu i AAP dje më 28 shtator, ka dhënë urdhër për dëbimin e Toufik Abu Khose dhe Adeli Sadik nga anëtarësimi i tyre në këshillit revolucionar të lëvizjes Fatah dhe dëbimin e Nexhat Abubekr dhe Naime Sheik nga posti i deputetit të kuvendit të lëvizjes Fatah për shkak të lidhjes së tyre me Muhamed Dahlan një tjetër anëtar i dëbuar i këshillit revolucionar të lëvizjes Fatah. Përveç kësaj Mahmud Abas ka dërguar një mesazh ngushëllimi për vdekjen e Shimon Peres ish presidentit të regjimit sionist, duke e quajtur atë mbështetës të paqes. Mahmud Abas ka marrë kryesinë e AAP në janar të vitit 2005. Prej asaj kohe ai disa herë është kritikuar nga anëtarët e lëvizjes Hamas, kritika që janë shtuar gjithnjë e më shumë. Veprimtaria e Abas në disa sektorë sidomos bashkëpunimi me Izraelin dhe dëbimi i kundërshtarëve nga radhët e lëvizjes Fatah, janë shoqëruar me kritika të ashpra nga radhët e lëvizjes që ai drejton. Shumica e palestinezëve janë të mendimit se Mahmud Abas në cilësinë e kryetarit të AAP nuk mbështet të drejtat e kombit palestinez dhe duke e quajtur atë tradhtar për shkak të bashkëpunimit me regjimin sionist, kërkojnë dorëheqjen e tij. Kjo pikëpamje ekziston edhe në mesin e anëtarëve të lëvizjes Hamas, e cila thekson se populli palestinez ka nisur intifadën e tretë të tij kundër Izraelit, mirëpo kjo intifadë nuk është mbështetur kurrë nga Mahmud Abas. Përveç kësaj Mahmud Abas në lëvizjen më të fundit të tij ka dërguar mesazh ngushëllimi për vdekjen e Shimon Peres ish president i regjimit sionist. Kreu i AAP, në mesazhin e tij ka shprehur dhimbjen për vdekjen e Shimon Peres dhe shkruan: Peres ishte partner i paqes të Jaser Arafat ish kreut të autoritetit të Ramallahut me Isak Rabin ish kryeministër i Izraelit. Mahmud Abas gjithashtu pretendoi se “ Shimon Peres që nga koha e nënshkrimit të marrëveshjes së Oslos e deri në fund të jetës së tij është përpjekur seriozisht për arritjen e paqes së përhershme”. Ky mesazh i Mahmud Abas është shoqëruar me kritika të gjera brenda në Palestinë. Me mijëra palestinezë në rrjetet sociale kanë kritikuar mesazhin e kreut të AAP për vdekjen e Shimon Peres. Edhe dëbimi i 4 anëtarëve të lëvizjes Fatah është dënuar ashpër nga populli palestinez. Opozitarët e Mahmud Abas e akuzojnë atë se po mundohet të eliminojë kundërshtarët. Hesam Hadher një prej funksionarëve të lëvizjes Fatah duke kritikuar veprimtarinë e Mahmud Abas për të goditur lëvizjen Fatah dhe duke pasur parasysh situatën në këtë lëvizje, ka kërkuar prej anëtarëve të saj që të reagojnë ndaj veprimeve të papërgjegjshme të kryetarit Abas.