Vazhdojnë sulmet ajrore të ushtrisë së Arabisë Saudite në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i29548-vazhdojnë_sulmet_ajrore_të_ushtrisë_së_arabisë_saudite_në_jemen
Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar rajone të ndryshme të Jemenit dhe kanë vrarë dhe plagosur edhe një numër tjetër të civilëve jemenas.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 30, 2016 05:00 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë sulmet ajrore të ushtrisë së Arabisë Saudite në Jemen

Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar rajone të ndryshme të Jemenit dhe kanë vrarë dhe plagosur edhe një numër tjetër të civilëve jemenas.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se avionët e agresorit saudit të enjten pasdite kanë bombarduar rajonin Zaj'a në provincën Sa'de në veri të Jemenit dhe si pasojë e këtyre bombardimeve janë vrarë të paktën 4 civilë dhe janë plagosur disa të tjerë. Avionët luftarakë të regjimit Al Saud kanë bombarduar gjithashtu edhe rajonet Tha'ban dhe Mandabe në Bakum të provincës Sa'de si dhe zyrat e doganës në rajonin Harad në provincën Hixha në perëndim të Jemenit. Avionët luftarakë të Arabisë Saudite gjithashtu kanë bombarduar edhe rajonin Mushaxha në qytetin Sirvah në provincën Meareb në qendër të Jemenit. Agresorët saudit kanë sulmuar edhe rajonin Barkan në qytetin Razeh në provincën Sa'de ku si pasojë e këtyre sulmeve janë vrarë dy civilë jemenas dhe janë plagosur disa të tjerë. Ndërkohë njësitë raketore të forcave të ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit u janë përgjigjur këtyre sulmeve të Arabisë Saudite dhe kanë sulmuar me raketa disa baza ushtarake në provincën Xhizran në jug të Arabisë Saudite.